Fundamenti

Paralajmërohet rritja e çmimit të derivateve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mungesa e rafinerisë së naftës dhe rregullatorit, po shkakton telashe te çmimet e derivateve.Çmimi i naftës dhe benzinës është ngritur përreth 6 centë. Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, tha se lëvizja e çmimeve në Bursë ndikon në ngritjen e çmimit të derivateve

“Para një javë dite çmimi ka qenë rreth 47 dollarë në ton tash është rreth 60 dollarë në ton dhe që ndikon automatikisht në berza edhe rritja e çmimit në Kosovë”, tha Berjani.

Berjani paralajmëron se deri në stinën e verës, derivatet do të arrijnë çmimet deri në 1.20 centë për litër.

“Neve na e imponon berza dhe çmimi i naftës në tregjet botërore”, theksoi ai.

Mobi Casa

Këtë ngritje të çmimit të derivateve e kanë vërejtur edhe qytetarët.

Sfiduese në këtë biznes të naftës mbetet rregullatori i çmimeve, për të cilën gjë Berjani shpeshherë ka ngritur zërin.

Shqetësim tjetër mbetet edhe cilësia e naftës, pasi sipas Berjanit, po të ishte funksional rregullatori, sigurisht që parametrat e naftës do të mateshin dhe do të ndryshonte cilësinë./rtklive/