Zëvendësministrat e radhës, po i zvarrit LDK. Ja emrat?!
Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli asht pranue nga kryesia e LDK’s dhe nga kryeministri Mustafa për me qenë në postin e zavendësministrit, por po diskutohet se në cilin dikaster me emnue.Janë dy ministri ku mundet me shkue Surdulli, ajo e Administratës Publike, apo ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Akomodimi i Melihate Tërmkollit mbetet nji problem i madh mbrenda LDK’s.
Qeveria Mustafa i ka ba ma shumë se dy muej prejse e ka marrë mandatin.Por, ende kanë mbete edhe nji numër i madh zavendësministrave pa u emnue.
Televizioni Rrokum pati raportue se emnimi i 50 zavendësministrave ka me u ba në 3 faza.
Po ashtu, Televizioni i ka sigurue edhe emnat atyne që priten me u emnue në fazën e dytë.
Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli asht pranue nga kryesia e LDK’s dhe nga kryeministri Mustafa për me qenë në postin e zavendësministrit, por po diskutohet se në cilin dikaster me emnue. Janë dy ministri ku mundet me shkue Surdulli, ajo e Administratës Publike, apo ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Akomodimi i Melihate Tërmkollit mbetet nji problem i madh mbrenda LDK’s.
Anipse i asht premtue nji post i zavendësministreshes nga LDK, kjo parti nuk asht fort e interesueme qe Termkollin me largue nga pozita e deputetes.
Në rast të largimit të Termkollit nga pozita e deputetes, vendin e saj ka me nxanë Borë Balaj nga AAK.
Njani nga kandidatët për zavendesministër me u emnue në ministrinë e Kulturës apo atë të diasporës asht edhe Valon Maloku.
Kandidat për atë të Diasporës asht edhe publicisit Bajrush Morina, ndërsa Zv/Ministri i dytë ne këtë ministri ka me i takue partnerit te koalicionit të PDK’s, PSHDK’s, e ai pritet me qenë Ndrec Perlleshi.
Nga partia e Thaçit, zavendësministër në ministrinë e Bujqësisë, pritet me shkue Dardan Novosella, apo Emin Krasniqi që ishin pjesë e listës në garën për deputetë.
Këshilltari i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, Rexhep Hoti pritet me u emnue zavendës i Mahir Yagcilar, në ministrinë e Administratës Publike.
Dy partitë e koalicionit PDK e LDK, kanë emnue vetëm 10 zavendësministra, ndërsa kanë mbetë edhe 40 të tjerë, me u përmbyll kompletimi i kabineti qeveritar sa i përket stafit politik.
Burimet e besueshme të Televizionit Rrokum mbrenda koalicionit qeveritar, bajnë me dije se asht partia e Mustafës, ajo që nuk e ka marrë me ngutë, emnimin e zavendësministrave.
Krejt kjo nga droja e shpërthimit të paknaqësive, mbasi LDK, si kemi raportue edhe ma herët, po përballet me kërkesa të shumta për akomodime në këto pozita.


