Fundamenti

Lumezi fiton edhe një betejë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aleksandër Lumezi për herën e dytë është nominuar për kryeprokuror të Shtetit. Në rast se do të dekretohet nga presidentja Atifete Jahjaga, ai do ta udhëheqë organin e akuzës në Kosovë për shtatë vitet e ardhshme pasi mori besimin e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Për të votuan pesë anëtarë të KPK-së, ndërsa dy të tjerë votuan kundër.

ARKATANA

Gara për këtë post ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar dhe është përcjellë me shumë paqartësi. Në fakt, Lumezi kishte mbetur i vetmi në garën për kryeprokuror pasi që pesë kandidatët e tjerë, janë tërhequr nga beteja për këtë pozitë./zeri/