Të burgosurit politik: ‘Kah po shkon Kosova’
Shoqata e të burgosurve politik po mbajnë një tryezë të rrumbullaket me temën “Quo vadis Kosova” apo “kah po shkon Kosova”. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni foli për temën duke thënë se tash e sa vite kemi pyetjen Quo vadis Kosova, me të cilën po vazhdojmë edhe tash.
“Qeverisja e ditëve të sotme po i rrënon ëndrrat e qytetareve të Kosovës duke shtyrë njerëzit të marrin rrugët neper vende ndryshme dhe njerëzimi po ndodhet në një kryq qe nuk dihet nga të shkoje. Në Evrope duhet të shkojmë si njerëz të civilizuar”, ka thënë Hyseni.
Te gjithë qe ia duan te mirën Kosovës duhet te bashkohen se bashku për të luftuar për të mirën e vendit shtoi Hyseni.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe, Adem Demaqi i cili tha se Kosova është ne fund të pusit dhe kemi vetëm premtime, nga bisedimet që u bënë ne bëmë marrëveshje me sektorin e jashtëm e Serbia asnjëherë nuk e pranoi Kosovën, transmeton Gazeta Tribuna.
“Bisedojmë me Serbinë e cila nuk na pranon. Ne fund te pusit jemi edhe nga lufta për pushtet. Këta muajt e fundit janë koha më e keqe dhe testuese se si ne nuk mund te koordinohemi. E vetmja zgjidhje është të bashkohemi me Edi Ramen edhe pse edhe atje kane probleme nga partia tjetër shtoi Demaqi./Gazeta Tribuna/


