Edhe, Komuna e Kllokotit nënshkruan marrëveshje me USAID-in
Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Kllokotit Hasan Rahshiti, ka pritur në takim zotin Maxhun Shehaj nga projekti Agro-USAID programi për zhvillimin bujqësor dhe mundësitë rurale me të cilën kanë nënshkruar një marrëveshje për kultivimin e vishnjës në komunën e Kllokotit.
Me këtë rast nënkryetari i kësaj komunë Rashiti tha se komuna e Kllokotit ka një teren të përshtatshëm dhe potencial për kultivimin e vishnjës. “Nuk ka dyshim se ky projekt ka një rëndësi të veçantë, pasi që me të do të rritët sipërfaqja e plantacioneve të pemëve në Kllokot dhe do të jetë mundësi për gjenerimin e vendeve të reja të punës” u shpreh ai.
Rashiti është optimist se në të ardhmen do të bashkëpunojmë ngushtë me projektet që kanë rëndësi të veçantë për Komunën e Kllokotit, dhe njëkohësisht falënderon USAID-in për projektet e realizuara dhe projektet që pritën të realizohen brenda vitin 2017./rajonipress/


