UBT

Mustafa reagon ndaj zgjedhjes së Agron Mustafës në krye të PTK’së

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zgjedhja e Agron Mustafës drejtor i PTK-së, duket se nuk i ka pëlqyer kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës. I pari i qeverisë ka reaguar për këtë zgjedhje. Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se Reciklimet e njerëzve të njëjtë nga Aeroporti në PTK janë praktika të dëmshme për reformat që po i synojmë.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Uji Dea

Kam shumë reagime të arsyeshme lidhur me zgjedhjen e z. Agron Mustafa drejtor menaxhues të PTK-së. Reciklimet e njerëzve të njëjtë nga Aeroporti në PTK janë praktika të dëmshme për reformat që po i synojmë. Ky veprim bjen në pyetje kredibilitetin e Bordit të PTK-së dhe objektivave të tij.

Do të kërkoj sqarime nga Bordi i PTK-së lidhur me kriteret e zbatuara për zgjedhje të tilla dhe për eliminim të kandidatëve tjerë.