Zyrtare: Berisha largohet nga Anzhi, u bashkohet dy shqiptarëve
Bernard Berisha ka njoftuar se është larguar nga skuadra ruse e Anzhit. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernanrd Berisha kanjoftuar se ka nënshkruar me skuadrën ruse, Terek Grozny.
Ai kështu është larguar nga skuadra tjetër ruse, Anzhi, pas vetëm një sezoni.
“Nga sezoni i ardhshëm do të luaj për ekipin e Terek Grozny. Unë do të doja të falënderoja të gjithë ekipin, fansat e mi dhe mbështetësit për sa kohë isha në Anzhi. Falënderoj për mikpritjen që më është bërë në Dagestan”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Kujtojmë se në Terek Grozni luajnë dy yjet e Kombëtares shqiptare, Odise Roshi dhe Bekim Balaj. /Express/


