UBT

Selimi: Serbia duhet të paguaj dëmet e luftës dhe pensionet e vjedhura

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Hapja e kapitullit për pronat në Kosovë, hap edhe kapitullin e dëmshpërblimeve të luftës për të gjitha pronat që institucionet shtetërore të Serbisë i kanë shkatërruar në Kosovë si dhe çështjën e pensioneve të kosovarëve të vjedhura nga Serbia.

Kështu deklaron Petrit Selimi, zëvendësministër i jashtëm i Kosovës sipas një interviste të publikuar nga Radio Kontakt Plus në gjuhën serbe, transmeton Indeksonline.

Selimi më tej shton se “Serbia duhet të paguaj pensionet e kosovarëve sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ndërsa shton se Serbia duhet të marrë përgjegjësi për ngjarjet e mëparshme, jo vetëm për hir të normalizimit, por për hir të ripajtimit të vërtetë në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

FIDANISHTJA

Kur është pyetur për atë që po e pengon themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Petrit Selimi thotë se çështja e krijimit të këtij Asociacioni nuk është ligjore.

“(Asociacioni) nuk do të ketë juridiksion ligjor e as ekzekutiv, por do të jetë i pranuar si trup legjitim që do të ndihmojë komunat me qëllim që të funksionojnë më mirë dhe të ofrojnë shërbime më të mira”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm i Kosovës. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.