Fundamenti

Sindikalistët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Rrahmani

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sindikalistët e Shëndetësisë kanë kërkuar nga ministri Imet Rrahmani që të shqyrtoj pozicionin e tij si ministër, pas skandalit me ordinancën private.Xhemë Selmani, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë në QKUK ka thënë se ministri Rrahmani duhet të shqyrtoj pozicionin e tij pas publikimit të artikullit për ordinancën e tij ilegale.

“Mos kofsha në lëkurën e tij”, ka thënë ndër të tjera Selmani, duke pohuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Megjithatë, ai tha se derisa në vendet e rajonit ekziston akti moral i dorëheqjes një gjë e tillë nuk ndodhë edhe në Kosovë,

ARKATANA

Gjithashtu, sindikalistët kërkuan nga ministri që të mos ndryshoj udhëzimin administrativ sa i përket licencimit të institucioneve private shëndetësore, pasi ky ndryshim do të ‘ngulfas’ QKUK-në.

Por, Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka konsideruar se Projekt-Udhëzimi Administrativ për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore, është një prej problemeve të trashëguara në MSH.

“Ministria e Shëndetësisë i konsideron të panevojshme reagimet e FSSHK-së lidhur me këtë Projekt Udhëzim Administrativ, sepse një projekt udhëzim i tillë është në fazën e shqyrtimit me partnerët, profesionistët shëndetësor dhe palët e interesuara dhe, tash për tash, nuk mund të paragjykohet se cilat do të jenë kushtet finale që do t’i përcaktojë ai”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.