Fundamenti

Festë e zbehtë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Jehona e tupanit në sheshin “Nëna Terezë” ka qenë “alarmi që ka zgjuar” qytetarët e Prishtinës se duhet të kremtojnë 7-vjetorin e Pavarësisë, ditës më të madhe të popullit të Kosovës. Ka qenë defilimi i Ansamblit “Shota” nëpër sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Dr. Ibrahim Rugova”, që ngjalli sadopak atmosferën në shënimin e ditëlindjes së shtatë të shtetit.

Këtë vit, Festa e Pavarësisë ishte dukshëm më e zbehtë, ndërsa orët e paradites nuk dallonin nga ditët e rëndomta, ku vëreheshin më pak njerëz, më pak entuziazëm dhe më pak flamuj se sa viteve të tjera.

Uji Dea

Ndërsa, edhe mungesa e njësiteve elite të FSK-së e bëri më të zymtë Festën e Pavarësisë. Parakalimin e FSK-së përfaqësuesit e Qeverisë e justifikuan me shkurtimin e buxhetit për shënimin e kësaj feste, ndërsa as koncerte të tjera nuk u organizuan nga Qeveria, e cila sivjet po ballafaqohet me probleme të mëdha sociale dhe me eksodin masiv./zeri/