Kthimi i luleborës
Në disa pjesë të Ilirisë së djeshme, të sotmës i mungojnë disa krahina, Molla e Kuqe ende është plagë, Në Çamëri këngët po bashkohen
Arbi, bëje dashurinë për atdheun
krijim, nxitje për gjithsecilin njeri
kremtim të emocioneve të bardha
gjeografi ku merr frymë kombi
Tek ti atdhé unë e kam zemrën
tërësinë e gjuhës dhe shkronjave
jam rritur në djep të vetëtimave
ku secila ditë e krijon një këngë
Kosovë, gjatë do të jem i sotëm
me prushin tim unë ty të këndoj
poezitë që dje u kthyen nga lufta
nuk më dukën dhe aq të lumtura
Shqipëri, nënëlokja e shqiptarëve
kraharor vullkani i atdheut tim
në disa pjesë të Ilirisë së djeshme
gjethi i mollës po bie si një i rënë
Rrustem Geci – Dortmund, 2015


