Eko Higjiena

Miku i madh e mbron Kosovën në kolumnën e tij në Huffington Post

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në një shkrim të tij autorial, kongresmeni Eliot Engel në portalin më të lexuar amerikan, ka përshëndetur kosovarët për 7 vjetorin e pavarësisë. Ai ka lëvduar autoritetet kosovare për sukseset e arritura gjatë gjithë këtyre viteve.

Engel shkruan se do të angazhohet edhe në të ardhmen që Amerika ta mbështete popullin e Kosovës për një të ardhme të sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë. Kongresmeni amerikan ka kritikuar vendet perëndimore për faktin që Kosova, ndonëse vendi më pro perëndimor, në atë rajon edhe më tutje i mohohet e drejta e anëtarësisë për partneritet në NATO.

Engel ka shkruar edhe për restrikcionet që BE i ka vënë Kosovës në lidhje me vizat.

Ai e këshillon BE’në që Kosovës t’i hapen dyert për të përfituar ekonomikisht dhe strategjikisht me lirinë e lëvizjes. Duke thyer barrierat kufitare, shkruan Engel, do të zgjerohen mundësitë e lidhjeve ndërmjet njerëzve dhe biznesmenët për të cilat aq shumë kanë nevojë kosovarët.

FIDANISHTJA

Engel po ashtu thekson se nëse është e nevojshme, SHBA, duhet t’i asistojë Prishtinës duke i ofruar asistencë teknike të nevojshme për të përmirësuar sigurinë kufitare dhe integritetin e dokumenteve të udhëtimit.

Në anën tjetër, Engel shkruan se Kosova duhet ta gjejë rrugën e saj për të parandaluar migrimin e madh të qytetarëve drejt vendeve të BE’së. Ka shumë gjëra për të cilat duhet të jemi optimist në 8 vjetorin e pavarësisë, atje ekziston një Qeveri, shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e që gjithashtu sipas Engel, është tepër me rëndësi që Komiteti Olimpik u hapi rrugë atletëve të Kosovës që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Rio më 2016.

Sipas Engel, tash është koha që miqtë e Kosovës kudo në botë, ti dyfishojnë përpjekjet dhe të shohin se do të ketë shumë më shumë arsye për të festuar kur Kosova do ta shënojë festën e një dekadës së shpalljes së pavarësisë më 2018.

Shkrimin e plotë të Engel mund ta lexoni në linkun më poshtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.