FIDANISHTJA

Universiteti “Kadri Zeka” hapi ekspozitën në shënim të 7 vjetorit të Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për nderë të 7 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar ekspozitën me vepra të artit pamor të autorit dhe profesorit Ahmet Ibrahimi. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar 32 punime artistike dhe 3 vizatime nga më të ndryshmet, stilistike e shprehëse.

Ekspozitën e shpalli të hapur, u.d. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Naim Syla. Ai tha se 7 vjetroi i pavarësisë së Kosovës, është një moment ku mund të tregojmë se si po e kryejmë borxhin ndaj këtyre figurave që piktori i ka paraqitur figurativisht, e të cilët e kanë dhënë jetën për lirinë e vendit tonë.

Rektori Syla, siguroi pjesëmarrësit se Universiteti do të jetë përherë aktiv dhe do ti mbështet organizimet e tilla.

UBT

Profesori, Lon Laska, foli për vlerën e veprave artistike. Ai me këtë rast tha se këto punime nuk karakterizohen vetëm për nga forma, shprehja, përkatësisht gjuha e mëvetësishme dhe bashkëkohore, por sipas tij, në to sipërfaqe ka nuanca të qenies sonë kombëtare nga motet e shkuara përplot qëndresë, por edhe shpresë dhe drejt një të ardhme të përbashkët dinjitoze të kombit tonë.

Ndërkohë të pranishmit vlerësuan lartë ekspozitën e autorit, Ahmet Ibrahimi, i cili sipas tyre, në krijimtarinë e tij artistike 30 vjeçare, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga paraqitja figurative e vlerave historike të kombit tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.