Besart Berisha, si në ëndërr
Futbollisti kosovar u bë së fundmi golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit australian dhe sulmuesi prishtinas thotë se kur kishte shkuar për të luajtur në A-League, as që e kishte imagjinuar se dikur do të mund t’i shënonte 91 gola.
Besart Berishës po i duket gjithçka si një ëndërr, shkruan zeri.info.
Futbollisti kosovar u bë së fundmi golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit australian dhe sulmuesi prishtinas thotë se kur kishte shkuar për të luajtur në A-League, as që e kishte imagjinuar se dikur do të mund t’i shënonte 91 gola.
“Është ndjenjë e mirë dhe jam i lumtur që mori fund kjo pritje. Kur kam ardhur në Australi, nuk kam menduar se mund ta thyeja këtë rekord. Jam krenar për këtë”, tha 31 vjeçari.
“Shyqyr që përfundoi sepse isha lodhur me presionin dhe me ato që shkruheshin. Nuk është e lehtë kur je afër thyerjes së rekordit”, shtoi prishtinasi për mediat australiane.
“Tash, fokusi im është që të fitoj trofe me ekipin. Nuk do të mendoj më për rekordet, do të jem i fokusuar vetëm të shënoj gola”, ka përfunduar Berisha, dikur pjesë e Brisbane Roar, e sot në Melbourne Victory. /Zëri/

