ARKATANA

Gërxhaliu: Realiteti shihet tek eksodi i kohëve të fundit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se eksodi i kohëve të fundit, ka ndikuar në shumë fusha, duke përfshirë këtu edhe zhvillimin ekonomik. Sipas tij, ka qenë agjenda politike, ajo që ka ndikuar më shumë, duke anashkaluar në këtë mënyrë sektorin ekonomik.
Sektori i ekonomisë në këtë 7-vite të pavarësisë, nuk është se ka qenë edhe aq i suksesshëm.

“Realiteti dhe përshkrimi më i mirë është eksodi i kohëve të fundit, shumë më tepër ka dominuar agjenda politike, dhe është anashkaluar mundësia e zhvillimit ekonomik, andaj është e pamundur të arrihet stabilitet ekonomik, stabilitet social, dhe mendoj se në këtë aspekt Kosova ka dështu”, ka thënë ai për Indeksonline.

Uji Dea

Gërxhaliu, thotë se janë bërë disa hapa pozitiv, sa i përket internacionalizimit të ekonomisë kosovarë, porse duhet të punohet shumë më tepër në këtë drejtim.
“Është e vërtetë që janë bërë disa hapa sa i përket internacinalizimit të ekonomisë kosovare, duke filluar nga anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Zhvillim, dhe në Banka tjetra evropiane, por sektori privat dhe aspekti social, janë shkaktari kryesore se në çfarë situate është Kosova”, vlerëson ai.

Gërxhaliu, thekson se kosovarët meritojnë më tepër, andaj duhet punë dhe jo arrogancë.
“Kosovarët meritojnë shumë më tepër në këtë drejtim, dhe besoj që parneriteti me shtetet evropiane, dhe me shtetet e Amerikës, duhet të jetë e fokusuar në sektorin ekonomik, pasi që Kosova ka stagnu në këtë drejtim, dhe duhet të punojmë që në 10-vjetorin të arrijmë aty ku dëshirojmë. Nuk kemi arsye për kënaqësi, nuk kemi arsye për arrogancë, por për ulje të kokës dhe për punë”, ka thënë Gërxhaliu./Indeksonline/