Uji Dea

Një gjigant evropian e do Rashicën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ajaxi është në kërkim të një mesfushori dhe në listën e prezantuar nga uebfaqja “ajaxdaily.com” figuron edhe emri i mesfushorit kosovar, Milot Rashica, raporton zeri.info.

Futbollisti vushtrrias po shkëlqen në fanellën e Vitesses, me të cilën ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 10 asistime që nga vera e vitit 2015.

Uji Dea

20 vjeçari shihet si një lojtar ideal për ta udhëhequr lojën e gjigantit holandez, por që duhet një sakrificë ekonomike për ta bindur ekipin e tij aktual që ta shesë yllin e tij të ri.

Sidoqoftë, përfaqësuesin kosovar e pëlqejnë edhe në Itali dhe mund të largohet nga Vitesse dita-ditës. /Zëri/