Uji Dea

Analistët: Muri në Mitrovicë nuk do të rrënohet, do të ridizajnohet

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Analistët politikë thanë të mërkurën se nuk ka gatishmëri të institucioneve të Kosovës për ta rrëzuar murin në veri.

Analistët në një prononcim për Telegrafin theksuan se muri nuk do të rrëzohet, por vetëm do të ridizajnohet.

Analisti Nexhmedin Spahiu tha për Telegrafin se nuk ka gatishmëri të institucioneve që ta rrëzojnë murin në veri të Mitrovicës.

Ai tha se muri në veri është ngritur legalisht, pavarësisht dizajnit fyes, poshtërues, denigrues, racistë etj.

“Ata që kanë thënë se do ta rrëzojnë murin janë ‘rencat’ e dëshmuar më të mëdhenjtë në Kosovë, dhe vetëm budallenjtë mund t’u besojnë. Së dyti, muri nuk është ilegal, është legal i ngritur me vendim të kryetarit të Komunës Veriore të Mitrovicës me taksat e qytetarëve të Kosovës, dhe për dizajn të shëtitores është e thirrur sipas ligjit Komuna Veriore e Mitrovicës. Është tjetër çka fakti se ky dizajn i shëtitores është i keq, jofunksional, fyes, poshtërues, racist etj, por është legal”, ka thënë për Telegrafin Spahiu.

Problem i shtetit të Kosovës sipas tij është që nuk ka nxjerrë ligj për ndalimin e veprave urbane fyese, denigruese, raciste. “Çështja e murit e shtron domosdoshmërinë e këtij ligji”.

Ai tha se krimi ndaj interesave të Kosovës është bërë që në momentin që është bërë marrëveshja për revitalizimin e Urës së Ibrit.

“Edita Tahiri e Isa Mustafa ish dashtë me u dënu për tradhti të lartë ndaj atdheut. Marrëveshja në vetvete përmban tri akte kriminale: 1. Mbylljen e rrugës nacionale me katër korsi dhe shndërrimin e saj në shëtitore (duke e zhvendosur kështu nga kompetenca e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor në kompetencë të Komunës Veriore të Mitrovicës). Krimi i dytë është marrëveshja për ngushtimin e Urës së Ibrit nga katër korsi në dy korsi dhe krimi i tretë dhe më i madhi që në vend të rindërtimit të Xhamisë së Ibrit të ndërtohen shkallët për invalidë dhe terreni sportiv”, shtoi tutje Spahiu.

United Hospital

Edhe analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin rreth kësaj çështje tha se muri ka pak gjasa të rrënohet krejtësisht.

Sipas tij, muri do të modifikohet por nuk do të rrënohet.

“Udhëheqësit e institucioneve do të përpiqen t’ua shesin qytetarëve si sukses modifikimin e tij. Nëse deklarojnë se muri duhet rrënuar, ngase është ilegal, atëherë pse nuk kanë vepruar menjëherë, por duhet të pritet një ditë e caktuar për ta bërë një gjë të tillë? Në këtë mënyrë ata thjesht po blejnë kohë, në mënyrë që të mos shkaktojnë reagimin e qytetarëve”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Por, ditë më parë presidenti i vendit në intervistën dhënë Telegrafit ka thënë se ndërtimi i murit është krejtësisht ilegal dhe se do të rrënohet.

Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se duhet vepruar menjëherë dhe muri duhet të rrënohet e jo të ridizajnohet.

Njëjtë është shprehur edhe kryeministri Isa Mustafa. Ai ka thënë se muri do të largohet në përputhshmëri me ligjet e Kosovës.

Ndryshe, muri që është ndërtuar në veri të Mitrovicës është afërsisht 180 centimetra i lartë dhe 20 metra i gjatë. Ndërkaq sipas projektit të Komunës së Mitrovicës Veriore ai është paraparë të jetë 110 centimetra i lartë, ndërsa 70 centimetra të këtij muri të ndërtuar janë jashtë projektit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.