Mobi Casa

Dallavere në tenderin 6.3-milionësh të KEK-ut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Korporata Energjetike e Kosovës e ka pranuar se në tenderin 6.3-milionësh për furnizim me mazut ka bërë shkelje ligjore kur e ka rekomanduar “Petrol Company” për kontratë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kompani ka ofertuar për furnizim me mazut nga Bullgaria pa e kalkuluar fare doganën prej 10 për qind, që ngarkohen vendet e BE-së.

Pas pranimit të fajit, kjo korporatë e ka anuluar vendimin për dhënien e kontratës “Petroll Company”, ani se të njëjtën më parë e konsideronin në përputhje me Ligjin e prokurimit publik.

FIDANISHTJA

Madje, pas publikimit të shkrimit për akuzat e kompanisë “Ex-Fis” për mashtrim në tenderin për furnizim me mazut, KEK-u e kishte kundërshtuar shkrimin duke thënë se do t’i “sfidojë këto të pavërteta përmes të gjitha rrugëve që ia lejon ligji”.

Eksperti shqyrtues i “Gjykatës së tenderëve” i kishte vërtetuar pretendimet e kompanisë “Ex Fis”. Pranimi i konstatimeve të ekspertit shqyrtues nga ana e KEK-ut e ka shmangur seancën kryesore që duhej të mbahej sipas procedurave ligjore në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Vlera e tenderit për furnizim për mazut është 6.3 milionë euro, kurse vlera kontestuese e këtij tenderi është mbi 630 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.