I munduri nga Liria
Atdheu nis tek zemra, tek gjuha, flamuri se në dhé të huaj, ndërron emrin dhe guri!..
Aort Prishtina
Ika turpin të mos e ha me bukë
ika që të mos jem i poshëtruar
ika se jam një gjysmë i rënë
ika se s´pata një shpresë tjetër
Gjatë jam konsultuar me veten
tëra hallet bluar i kam në kokë
një shtëpi shteti ma premtoi,se
atë që e kisha serbët ma dogjën
Nderi im bukën se ha me turp
ikjen se kam ëndërruar kurrë
gruaja ime provoi të gjejë punë
por i vunë kusht- test në krevat
Atë çast i tërë qielli më zuri
desha ti vras ose t´ua vë flakën
por amaneti i babës nuk më la,
biri im; ti s´ke plumb për vëlla
I mundur nga qeverisja e keqe
nga ndërgjegjja për të cilën
kam luftu. Qeveri pse tallesh
a s`jemi të vrarë mjaftueshëm!..
Rrustem Geci- Dortmund, 2015


