ARKATANA

USPE: Ermira Halimi meriton çmimin student e dalluar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – USPE si organizata më e madhe studentore në Republikën e Kosovës reagon rreth ndarjes së çmimeve për “Studentët e Dalluar të Universitetit të Prishtinës“ me rastin e eliminimit në momentin e fundit të studentes Ermira Halimi,studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, qendra në Gjilan e cila ka notën mesatare 9.76.

Betim Sherifi, sekretar i përgjithshëm i USPE-së dhe Senator në UP, tregon qëndrimin zyrtar në bazë të cilit thotë se jemi njoftuar me rastin e eliminimit të studentes në fjalë pas përfundimit të ndarjes së çmimeve.

Sherifi tha se Ermira Halimit iu mohua marrja e çmimit padrejtësisht pasi studentja në fjalë i plotësonte kriteret për të qenë fituese meritore e këtij çmimi simbolik, por nuk ka njohuri mbi arsyen se pse ajo në momentet e fundit është larguar nga lista.

ARKATANA

Sherifi shtoi se kemi kontrolluar listën përfundimtare dhe aty figuronin student me notë mesatare edhe më të ulët andaj ne do të kërkojmë nga njësia akademike dhe rektorati sqarim rreth këtij lëshimi.

USPE në vazhdimësi do të jetë afër studentëve duke përcjellur me përkushtimin më të madh të gjitha proceset që ndodhin brenda Universiteteve dhe duke qene përherë me dhe për studentët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.