United Hospital

Euro-shqip

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Si asnjëherë më parë, numër i madh i futbollistëve shqiptarë e kanë vërshuar kontinentin e vjetër. Tashmë në pesë ligat më të forta evropiane ka edhe yje të futbollit shqiptar. Në La Ligë, Premierligë, Serie A, Bundesligë e Ligue 1 sot flitet edhe shqip, si kurrë më herët

Si asnjëherë më parë, viteve të fundit nga tokat shqiptare kanë buruar futbollistë aq të mëdhenj, saqë pa problem sot po luajnë edhe në ligat më të forta evropiane, të cilat dikur shqiptarët veç i ëndërronin. Por, tani lëre që ëndrra është bërë realitet, por në numër të madh futbollistët shqiptarë e kanë vërshuar kontinentin e vjetër.

Sot, thuajse nuk ka vend në Evropë që s’ka shqiptarë, por ajo që vlen të theksohet është fakti se në pesë ligat më të forta evropiane – La Liga, Premierliga, Bundesliga, Serie A e Ligue1 – vrapojnë edhe futbollistë që flasin shqip dhe të cilët me krenari e tregojnë prejardhjen e tyre.

Mustafi, hasret në La Ligë

Në La Ligën e Spanjës – ku dikur shkëlqenin yjet e mëdhenj që kanë shkruar faqe të historisë në futbollin global, e që po pasohen nga yjet e kohës sonë, si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi – krahas tyre po shkëlqen edhe një futbollist shqiptar. Ai është kampioni botëror me Gjermaninë, Shkodran Mustafi. Gjatë verës që shkoi, mbrojtësi me prejardhje nga Maqedonia prej Sampdorias u transferua në klubin e madh spanjoll, Valencia. Mustafi lëre që është bërë lojtar tepër i rëndësishëm për këtë skuadër, por tashmë kanë dalë raportimet e para që thonë se shqiptari ka rënë në “radar” të gjigantit, Real Madrid.

Në Premierligë, gati dy shqiptarë

Përkundër largimit të Valon Behramit e Lorik Canës dhe së fundmi Pajtim Kasamit, Premierliga nuk ka mbetur pa asnjë futbollist shqiptar. Në elitën e futbollit anglez po vazhdon të luajë për Manchester Unitedin futbollisti me prejardhje nga Istogu, Adnan Januzaj.

Premierligës mund t’i shtohet edhe talenti tjetër kosovar, Bersant Celina, i cili luan për të rinjtë e Manchester Cityt, por që kohëve të fundit shpesh po grumbullohet në ekipin kryesor nga menaxheri, Manuel Pellegrini.

Uji Dea

Bundesliga, me katër yje

Në Bundesligën gjermane aktualisht po shndritin katër yje shqiptarë. Që të katërtit janë futbollistë shumë të rëndësishëm në skuadrat përkatëse. Granit Xhaka thuajse është bërë lider në Borussia Monchengladbah, sikurse Valon Behrami në Hamburg. Admir Mehmedi është shpresë e madhe e Freiburgut, kurse Alban Meha i Paderbornit është njëri prej specialistëve më të mëdhenj në Gjermani për gjuajtjet e lira.

Italia shqiptare

Serie A nëpër çdo kohë ka qenë thuajse liga më e ëndërruar nga futbollistët shqiptarë. Mirëpo, tani janë dhjetë të tillë, që me plot nder dhe me sukses luajnë nëpër fushat italiane, në të cilat kaherë kanë vrapuar futbollistët më të mëdhenj të planetit.

I madh e i vogël në Itali sot e njohin Xherdan Shaqirin e Interit. Po ashtu, Andi Lilën e Parmës. Të gjithë e dinë se treshja e Lazios: Lorik Cana, Etrit Berisha e Thomas Strakosha, janë shqiptarë. Migjen Bashën e Torinos e quajnë reprezentues shqiptar, njësoj sikurse Elsid Hysajn e Empolit. Dy shqiptarë në radhët e veta i ka edhe Chievo: Përparim Hetemajn e Armando Vajushin. Pa shqiptar nuk është as Palermo, e cila assesi nuk e lëshon Samir Ujkanin.

Lenjani, ambasador në Francë

Pas largimit të ish-futbollistit të PSG-s dhe Olimpique Marseillet nga Franca, Lorik Canës, deri më tani në Ligue 1 mungoi një “ambasador” shqiptar. Por, nga ky dimër edhe në elitën e futbollit francez shqiptarët e kanë një yll të tyre. Ai është Ermir Lenjani, i cili para pak javësh nga St Galleni i Zvicrës u transferua në Francë të Rennes./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.