ARKATANA

BE-ja marrëveshjen e quan “integruese e jo diskriminuese”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, që është edhe zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka insistuar se qëllimi i marrëveshjes së arritur në orët e hershme të mëngjesit të së martës, në takimin e kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, është integrimi i gjykatave të veriut të Kosovës në një sistem unik të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo disa herë është pyetur se a mund ta mbështesë BE-ja një marrëveshje nëse ajo shkel parimet themelore siç janë antidiskriminimi dhe emërimi i gjykatësve me kriter përkatësinë etnike. Por ajo gjithnjë ka folur për “qëllimin” dhe rëndësinë e marrëveshjes, duke thënë se “qëllimi është integrimi e jo diskriminimi”.

FIDANISHTJA

BE-ja pranon se fjala është për një marrëveshje politike, por aktualisht nuk komenton nëse është në kuadër të standardeve evropiane që në baza politike apo etnike të emërohen prokurorët dhe gjykatësit, të cilët do të duhej të ndanin drejtësinë pa ndikime politike apo etnike.

Nuk kanë dashur të komentojnë as mundësinë që kjo marrëveshje për Gjykatën e Kosovës të hasë në problem çfarë ka sot Bosnja e Hercegovina për rastin Sejdiq-Finci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.