Kurti: Qeveria e Kosovës ka pranuar një etnitet të Serbisë së pavarur
Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa ka pranuar një etnitet të Serbisë së pavarur brenda territorit të Kosovës.
Kurti duke komentuar marrëveshjen në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë se Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, janë bërë zëdhënës të njëri-tjetrit.
“Mustafa me Vuçiqin nuk ka mundur të flas për gjyqësinë në Bujanovc e Medvegjë. Qeveria e Kosovës po e pranon një etnitet te Serbisë së pavarur brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti /Zëri/


