UBT

Blendi testohet nga ekipet angleze, synon majat e futbollit evropian

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Edhe një i ri gjilanas po synon të tregojë talentin e tij dhe të arrijë majat e futbollit evropian. 17 vjeçari Blend Rahimi i cili aktualisht mbron ngjyrat e KF ”Gjilani” të ekipit junior këto ditë do të marrë pjesë në një kamping testimi për talentët e rinj në Angli pikërisht në Londër dhe Manchester, ku do të mundohet të dëshmojë vetën para menaxherëve anglez dhe evropian.

Atij ky rast i jashtëzakonshëm i është ofruar fal menaxherit të mirënjohur gjilanas Faredin Bejtullahu i cili aktualisht vepron në Francë, por i cili po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivizimin e talentëve të rinj kosovar nëpër klubet më të mëdha europiane, raporton rajonipress.

Blend Rahimi është anëtar i KF. “Gjilani” që nga mosha 8 vjeçare dhe ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e këtij klubi.

ARKATANA

Sipas tij i tërë ky bagazh profesional dhe rezultatet e arritura nga ai, janë realizuar falë punës së palodhshme dhe profesionale që zhvillohet në këtë klub, e në veçanti trajnerëve: Afrim Hajdini, Sadullah Ajeti, Musa Selimi etj. të cilët po bëjnë një angazhim të çmuar sidomos me gjeneratat e reja.

“Puna e palodhshme dhe përkushtimi kanë bërë që unë të arrij në nivelin në të cilin momentalisht gjendem, dhe shpresoj që në të ardhmen të arrijë nivelin e portierëve më të njohur botërorë, idhulli i të cilit është portieri David De Gea” shprehet për rajonipress Blendi.

Gjithashtu duhet theksuar kontributin e çmuar të Nexhat Aliut nga “Climaterm”, i cili ka mbuluar të gjitha shpenzimet e Blendit për udhëtimin dhe pjesëmarrjen në këtë kamping në Angli. Urojmë që ky synim dhe ëndërr e këtij të riu me perspektivë shpejt të bëhet realitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.