Berisha i pakënaqur te Lazio
Portieri i Lazios, Etrit Berisha, thotë se ai është i pakënaqur me kohën e paktë të lojës që po fiton te Lazio.
Njëshi i kombëtares shqiptare do të startojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Udineses për shkak të suspendimit të Federico Marchettit.
Në prag të kësaj ndeshje, mediat italiane citojnë deklaratën e pakënaqësisë së Berishës dhënë për televizionin kosovar Kohavision.
“Në pjesën e parë të sezonit nuk kam luajtur aq shumë sa do të kisha dashur, por ky është futbolli dhe gjërat ndryshojnë në mënyrë kontinuale”.
“Mezi pres dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësinë të cilat më jepen”, ka dhënë Berisha. /Telegrafi/


