ARKATANA

Opozita kërkon miratimin e buxhetit, kryetari nuk e procedon

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi, nëpërmjet një letre ka kërkuar nga kreu komunal, Shpend Ahmeti, procedimin e buxhetit 2015 për miratim në legjislativin komunal. Por ka marrë një kundërpërgjigje se ka kohë për një veprim të tillë.

E Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me një interpretim ligjor të kërkesës së Ministrisë së Financave i ka kërkuar Komunës miratimin e buxhetit në afat sa më të shpejtë të mundshëm.

Të martën gazeta ka provuar të marrë përgjigje nga kryetari Ahmeti dhe nga Zyra për marrëdhënie me publikun, porse nuk ka arritur.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, kryesuesi Halimi ka bërë të ditur se i ka kërkuar nga kryetari Ahmeti të veprojë konform shkresës së MAPL-së.

“Gojarisht i kam thënë kryetarit se pas interpretimit ligjor nga MAPL-ja ai duhet të veprojë. I propozova që atë ta bëjë në mbledhjen e rregullt, mirëpo përgjigjja e Ahmetit ishte që do të shkohet në mbledhje të jashtëzakonshme”, ka theksuar Halimi.

Sipas tij, Ahmeti ka thënë se dërgimi i buxhetit në KK është e drejtë ekskluzive e ekzekutivit, përkatësisht kryetarit të Komunës./koha/