Hidromorava

“Mbi 200 mijë qytetarë kanë braktisur Kosovën”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetët e Kuvendit kanë kërkuar masa urgjente nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar ikjen e qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së. Madje ata kanë hedhur dyshime se Policia e Kosovës nuk po e bën publik numrin e saktë të qytetarëve që kanë lëshuar vendin deri më tani, shkruan sot Koha Ditore.

Ilir Deda nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje” ka thënë të martën se numri i të larguarve ka kaluar shifrën 200 mijë dhe se për këtë duhet urgjentisht të raportojnë organet përkatëse në Komisionin për Integrime Evropiane, qoftë edhe në një mbledhje të mbyllur.

FIDANISHTJA

“Është një informatë të cilën Policia e Kosovës nuk po e bën publike, e që ka të bëjë me numrin e qytetarëve që janë larguar. Janë 230 mijë qytetarë që e kanë lëshuar Kosovën, pra 13 për qind e popullatës së përgjithshme dhe policia nuk po tregon për këtë”, ka thënë deputeti i “Vetëvendosjes”.

Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim nga Policia e Kosovës dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, por ata kanë refuzuar të komentojnë shifrën e publikuar nga deputeti Deda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.