ARKATANA

Kryepolici i Gjermanisë Romman: Kosovarë, 100 për qind do të refuzohet kërkesa juaj për azil

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Autoritetet gjermane janë të shqetësuara me numrin e madh të kosovarëve që kanë marrë rrugën e migrimit në Gjermani.

Për ata që mësyjnë rrugën për në këtë vend, siç njofton tageschau. de, përcjell koha,net një porosi e ka edhe presidenti i Policisë Federale të Gjermanisë Dieter Romann.

Mobi Casa

Ai u ka thënë kosovarëve:
“Porosia ime kryesore për kosovarët është: mos i shitni shtëpi e tokë për t’ua dhënë paratë trafikantëve. Rruga nëpërmjet Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë në Gjermani është e pasigurt. Dhe refuzimi i kërkesës për azil gati 100 për qind i sigurt. Pastaj pason dëbimi në Kosovë, por shtëpinë dhe tokën nuk do ta gjeni më”.

© KOHA.net