Januzaj “kërcënohet” nga Van Gaali
Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka kërcënuar Adnan Januzajn me lënie jashtë skuadrës, në favor të lojtarëve më të fortë fizikisht, pas paraqitjes jo të mirë kundër West Hamit.
Manchester Unitedi barazoi 1:1 në udhëtim ndaj West Hamit të dielën, me një gol të shënuar në shtesë nga Daley Blind.
Januzaj ishte titullar, por u zëvendësua në minutën e 72-të nga Marouane Fellaini.
Van Gaal nuk ka qenë aq i kënaqur me paraqitjen e kosovarit dhe të mesfushorit tjetër ofensiv Angel Di Maria, shkruan Daily Mail, përcjell koha.net.
“Me Fellainin ne kemi më tepër fuqi në lojë. Me Adnanin dhe Di Marian, kemi më tepër lojtarë kreativë, mirëpo topin e dytë nuk mund ta fitosh gjithmonë me këta lojtarë. Duhet të fitosh topin, përndryshe duhet të kem në përbërje gjithmonë lojtarë si Fellaini”, ka thënë Van Gaal.
© KOHA.net


