Universiteti, i politizuar dhe pa autonomi
Ka vite që Ligji për arsimin e lartë po zvarritet dhe assesi nuk është duke kaluar në Kuvendin e Kosovës, me qëllim që të kemi një ligj të ri, ashtu siç i duhet arsimit të lartë në Kosovë.
Por, dyshimet qëndrojne se ky ligj edhe për shumë kohë nuk do të ndryshojë për shkak se dikujt i konvenon kjo gjendje, që është në arsimin e lartë, veçmas në UP.
Ekspertët mendojnë se të gjitha përpjektjet për plotësimin e këtij ligji do të jenë të kota, sepse ai nuk do të ndryshojë. Por, pavarësisht kësaj, ligji nuk është pengesë që të ketë cilësi në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.
Së fundmi janë publikuar të dhëna alarmuese sa i përket cilësisë në arsim, ku më shumë se 60 % e nxënësve kanë sukses të dobët./Kosova Sot/


