Eko Higjiena

Ky është kosovari që është shokë me Ronaldon, Jamesin, Di Marian…

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shqiptarët dalin të jenë edhe mik me futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo. Është Ludovik Tunaj, berberi shqiptar nga Zvicra, që merr pjesë çdo vit në ceremoninë e laureatëve të vitit të organizuar nga FIFA.

Ai si berber ka punë me shumë yje të sportit, muzikës dhe artit. Sa i përket të parës, në ‘facebookun’ e tij me emrin Ludo Lee, sheh fotot me Ronaldon, Rodriguezin, Di Marian, Michel Platinin, Lewis Hamiltonin etj.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Olle, tregon se si i njeh gjithë këta yje.

“Këta yje normal se në jetën e përditshme e kanë ndonjë maskë për t’u ruajtur nga mediat apo njerëzit. Por, kur ta fitosh besimin tek ata njerëz, siç e kam fituar unë tek ta, të duken të thjesht”, thotë Tuanj për Gazetën Olle.

FIDANISHTJA

“Kam pasur rastin me i njoftë edhe Lionel Messin edhe Ronaldon, sa herë që kanë ardhur në Zvicër, madje edhe familjet e tyre”, shton ai.
Pyetja që ia bënë Ronaldo

Krahas miqësisë së fituar me Ronaldon, Ludoviku zbulon pyetjen që ia bënë ylli portugez kur takohen. “Ronaldo është një prej njerëzve më të mirë që kam njohur, edhe pse e shoh një herë në vit në ceremoninë Gala të FIFA-s. Gjithmonë më pyet se si e kam vajzën. Po ashtu e kam fituar edhe besimin e familjes së tij, gjithmonë luaj me djalin e tij të vogël, Cristianon, kur janë në Zurich!”, tregon berberi me prejardhje nga Klina.

Në ceremoninë e FIFA-s, Ludoviku i famshëm në Zvicër, takohet çdo vit edhe me presidentin e UEFA-s, Michel Platini. Ky i fundit, me drejtuesit e tij, ua bëri një të padrejtë të madhe shqiptarëve, kur ia dhuroi fitoren Serbisë. “Me Platinin nuk i kam raportet e mira, sepse e dinë se jam shqiptar. Edhe tash kur e pash në ceremoninë e FIFA-s, e pieta përse ai nuk i do shqiptarët, kurse si gjithmonë ai nuk deshi të më përgjigjet dhe iku nga unë”, sqaron Ludo Lee.

Në ‘facebookun’ e tij shihet edhe fotoja me futbollistin më të mirë në Zvicër për vitin e kaluar, Shkëlzen Gashin. Ky i fundit ia dhuroi fanellën e Kombëtares shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.