A do ta drejtoj në binarë të drejtë Naim Syla Universitetin e Gjilanit?
Gjilan – Të hënë është bërë pranim – dorëzimi i detyrës së u.d. së rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, nga ish- u.d. Arben Dërmaku te u.d. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Naim Syla.
Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, u. d. së rektorit Naim Syla, falënderoi ish-u.d. rektorin Arben Dërmaku, për kontributin e dhënë në Universitet dhe për sukseset e arritura në vazhdën e shumë proceseve dhe aktiviteteve.
Naim Syla, tha se do të përkushtohet që të vazhdoi rrugën e drejt në të cilën kemi qenë deri më tani.
Ai tha se do të angazhohet maksimalisht që së bashku me stafin e Universitetit “Kadri Zeka”, proceset e Universitetit t`i dërgojë përpara.
Nga ana tjetër ish-u.d. së rektorit Arben Dërmaku e përgëzoi Naim Sylën për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në këtë pozitë.
Naim Syla. u zgjodh në këtë pozitë, më 06.02.2015, pasi anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, të Universitetit “Kadri Zeka ” në Gjilan, kanë votuar unanimisht për të.
Naim Syla deri tani ishte prorektor për mësim dhe kërkime shkencore në Universitetin “Kadri Zeka”.
Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit ‘Kadri Zeka” ndodhi gati një muaj pas dorëheqjes së ish-rektorit Arben Dërmaku.
Por ky ndërrim i cili megjithatë është pritur nga intelektualët dhe shoqëria civile nw Gjilan nuk shënon ndonjë rezultat pozitiv nëse Naim Syla nuk e qet në binar tw shwndoshw Universitetin e Gjilanit.
Tashmë një grup i studentëve ka kërkuar që të bëhen hetime serioze duke e quajtur Universitet të kriminalizuar për shkak të familjarizmit, punësimeve të shumta partiake e deri tek cilësia e dobët e studimeve.
Mbetet të shihet nëse Naim Syla do të ketë guxim të ballafaqohet me këto sfida tejet të rëndësishme për ta qitur në binar të shëndoshë këtë universitet rajonal./rajonipress/


