Behgjet Pacolli dhuron 2000 euro për familjen Abazi nga Hani i Elezit
Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli ia ka dhuruar 2000 euro familjes Abazi nga Hani i Elezit.
Pas raportimit të gjendjes së rëndë financiare dhe kushteve të rënda të jetesës, me të cilat përballet familja Abazi nga Hani i Elezit, Pacolli ka shprehur vullnetin e mirë për ta ndihmuar këtë familje.
Për t’i dalë në ndihmë, Pacolli ka dhuruar 2000 euro, si dhe ka premtuar edhe renovimin e vendbanimit të tyre.


