UBT

Muhaxhirët nuk i harrojmë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

I përzunë prej vatrave t’lindjes – Ruajnë mbiemrat e vendlindjes! Ruajnë mbiemrat ndër shumë breza – Për me u ditë nga është gjeneza !

Nga Toplica e Jabllanica ,
Nishi , Vraja e Surdulica …
Përzunë rreth 800 katunde –
Me i përmend kemi shumë munde !…
Kudo shkuan këta fakirë –
Ata u quajtën muhaxhirë !

Me këtë shprehje anadollakët –
I pagëzonin ardhacakët !
Vajtojnë lisa e vajtojnë gurë –
N’ troje t’ veta s’ kthehen kurrë !
Çelin blirët , pyesin hiret –
Ku na mbeten muhaxhirët ?!

Me shumë mall e shumë kujtime –
Po i përmendim ca toponime ,
Që i përdorim si mbiemra ,
Por , për to fort na dhemb zemra !

Këndon bylbyli n’ majë Krasniqi –
Muhaxhirëve nga Balltiqi !
Këndon bylbyli nga tarraca –
Muhaxhirëve ikë nga Bllaca !

Këndon bylbyli te Prekovci –
Muhaxhirëve nga Borovci !
Këndon bylbyli e kanarina –
Muhaxhirëve nga Braina !

Këndon bylbyli kah shkelë këpuca –
Muhaxhirëve ikë nga Buca !
Këndon bylbyli n’ therë t’ iriqit –
Muhaxhirëve prej Dediqit !

Këndon bylbyli n’ mal t’ Galicës –
Muhaxhirëve prej Gagicës !
Këndon bylbyli n’ mal t’ Tërrnavcit –
Muhaxhirëve prej Gërbavcit !

Këndon bylbyli n’ mal t’ Gushavcit –
Muhaxhirëve prej Gubavcit !

Këndon bylbyli këngë të shpirtit –
Muhaxhirëve prej Kapitit !
Këndon bylbyli n’ bjeshkë t’ Laçiqit –
Muhaxhirëve prej Klaiqit !

Këndon bylbyli n’ majë t’ Jallaçës –
Muhaxhirëve prej Krivaçës !
Këndon bylbyli n’ kulumbria –
Muhaxhirëve nga Kurshumlia !
Këndon bylbyli n’ male t’ Becit –
Muhaxhirëve ikë prej Lecit !

UBT

Këndon bylbyli n’ mal t’ Makovcit –
Muhaxhirëve prej Leskovcit !

Këndon bylbyli te Prapashtica –
Muhaxhirëve nga Llapashtica !
Këndon bylbyli n’ bisht t’ karrocës –
Muhaxhirëve prej Marocës !
Këndon bylbyli n’ maje t’ shelgjës –
Muhaxhirëve të Medvegjës !

Këndon bylbyli , n’ bjeshkë t’ Tropojës –
Muhaxhirëve prej Mërkojës !
Këndon bylbyli n’ maje t’ lisit –
Muhaxhirëve t’ dalë prej Nishit !
Këndon bylbyli krahët me pupla –
Muhaxhirëve nga Prokupla !

Këndon bylbyli n’ majë Mareci –
Muhaxhirëve nga Radeci !
Këndon bylbyli , lodhë nga puna –
Muhaxhirëve nga Rafuna !
Këndon bylbyli n’ lis te rraja –
Muhaxhirëve nga Ramabaja !
Këndon bylbyli n’ bisht te kerri –
Muhaxhirëve nga Ratkoceri !

Këndon bylbyli n’ mal nga Fierza –
Muhaxhirëve dalë nga Sfirca !
Këndon bylbyli nëpër kumbulla –
Muhaxhirëve dalë nga Stublla !
Këndon bylbyli e kanarina –
Muhaxhirëve nga Sjarina !
Këndon bylbyli ndër blinaja –
Muhaxhirëve nga Starabaja !

Këndon bylbyli kur del mugulli –
Muhaxhirëve nga Surdulli !
Këndon bylbyli n’ majë t’ Stallovës –
Muhaxhirëve prej Shillovës !

Këndon bylbyli n’ majë t’ mullarit –
Muhaxhirëve prej Tullarit !
Këndon bylbyli n’ majë t’ Rezallës –
Muhaxhirëve prej Tupallës !
Këndon bylbyli n’ majë t’ kërpnajës –
Muhaxhirëve ikë prej Vrajës !

Këndon bylbyli n’ male t’ Hasit –
Muhaxhirëve ikë prej Vllasit !
Këndon bylbyli n’ mal të Grapcës –
Muhaxhirëve ikë prej Vrapcës !
Me i përmendë rend çdo katund –
Duhet kohë e duhet mund !

Me këtë këngë që po e këndojmë –
Muhaxhirët nuk i harrojmë !

Gjilan, më 28.01.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.