FIDANISHTJA

Dështimi 12 muajsh qeverisës i koalicionit LDK-AAK me Gjilanin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Së fundi kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri pranoi se faktori kryesor i emigrimit apo largimit të qytetarëve nga Kosova janë keq qeverisja. Unë duke përmendur disa fakte më poshtë të cilat shumë prej këtyre janë edhe shkaktari i ikjes së qytetarëve kam edhe një pyetje për kryetarin. Duke ditur që ju pranuat se politika është shkaktari i ikjes së qytetarëve dhe padyshim jeni edhe ju pjesë e saj, duke e ditur shkakun si ka mundësi që merreni ende me politikë?

Mos zhvillimi ekonomik në Gjilan shihet nga larg, siç shihet dhe paaftësia e kësaj qeverie për ta përmirësuar jetën e qytetarit. Gjilani prej një qyteti ku prodhohej e eksportohej për të gjithë Evropën është shndërruar në filial të bizneseve kriminale ku këto biznese të gjitha takuan bashkëpunëtorët në pozita si gjithmonë të etshëm për para dhe pushtet duke bërë marrëveshje të pa shkruara para-pushtet, pushtet-para dhe si viktima te këtyre marrëveshjeve ishin dhe janë pikërisht bizneset nga Gjilani.

Për të treguar se për këtë qeverisje dhe Lutfi Hazirin dieta nënkupton konsum ndërsa sakrifica pushtet, unë po iu jap dy shembuj: 1) Për gjithë vitin 2015-te komuna e Gjilanit për subvencione në bujqësi kanë ndarë 280 mijë € ndërsa vetëm zyra e kryetarit për vetën e saj ka ndarë 195 mijë € për mallra dhe shërbime që nënkupton trajnime, kompjuterë, laptopa e derivate për këtë zyre. 2) Shpenzimet për vetëm 9 mujorin e parë të qeverisjes së LDK-AAK ngërthen në vete mbi 11 mije euro shpenzime për udhëtime, akomodime në hotele njëkohësisht po për të vetmit këta 9 muaj është shpenzuar mbi 40 mijë euro karburant për vetura.

FIDANISHTJA

E që kjo qeverisje nuk ka aftësinë e duhur as të planifikojë dhe as të veprojë unë tani prapë po i marri dy shembuj: 1) Brenda mandatit të saj është hartuar një kornizë buxhetore për 4 vite qeverisje ku pastaj është miratuar në kuvend një buxhet me mbi 25 milion €, hiq më larg se një muaj më pas është planifikuar një buxhet tjetër i cili ka dallim për mbi 3 milion euro më pak për nga planifikimi i parë. 2) Brenda këtij mandati është miratuar edhe në kuvendin e komunës ndarja prej 70 mije € për bursa studentore ku në të njëjtën kohë zyrtarisht janë ndarë vetëm 50 mijë €. Se ky kryetar dhe kjo qeverisje është e dëmshme për komunën unë prapë dua të veçoj dy shembuj, ato janë: 1) Dhënia e tenderit për dezifektimin e qytetit me çmim shumëfish më të lartë se sa ai real i tregut ku më pastaj si gjithmonë të vonshëm zyrtarët e komunës e shpallën tenderin si të dëmshëm për komunën por gjykata vendosi në favor të biznesit. 2) Dhënia e aseteve dhe pronës së komunës në mënyrë arbitrare dhe pa ndonjë ankand ligjor edhe kjo tregon se kjo qeverisje ka për qellim centralizimin e gjithçkaje në çdo kohë, njëkohësisht ndërprerja e kontratave si në rastin e kompanisë së sigurimit prapë do t`i kushtojë komunës si ne rastin e parë. Se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra si thotë populli, dhe vërtetësinë mbi këtë fjalë na e dëshmon edhe ky kryetar me gjithë bashkëpunëtoret e tij, tani po jap dy raste mbi çka kanë premtuar dhe çka kanë bërë zyrtarisht: 1) Sipas informacioneve nga instituti Gap thuhet se një ndër premtimet e Lutfi Hazirit është se 50 % e buxhetit të komunës do të ndahet për ato familje të cilat e punojnë token ndërsa ndarja zyrtare e buxhetit duke përfshirë të gjitha subvencionet realisht tregon se janë të ndara vetëm 3 %. 2) Prapë sipas informacioneve te GAP-it thuhet se është premtuar buxhet për të gjitha klubet sportive prandaj unë kam një pyetje për secilin prej jush duke pasur parasysh që për të gjitha klubet të ndahet buxhet është e pamundur andaj mos është i informuar ndokush që të paktën vetëm një klubi i është ndarë buxhet?.

Leonard Miftaraj është udhëheqës i nën-komitetit për ekonomi në Lëvizjen Vetëvendosje, qendra Gjilan.