ARKATANA

Vetëm 14 profesorë të UP-së hoqën dorë nga kontratat e dyfishta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Më mijëra euro të buxhetit ka kursyer Rektorati i Universitetit të Prishtinës vetëm gjatë muajit janar, duke ua ndalur një numri të madh profesorësh të ardhurat mujore.

Fjala është për kategorinë e profesorëve, të cilët paralelisht me punën në Universitet mbajnë edhe një apo më shumë vende pune jashtë tij, bëjnë të ditur burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së.

Rektorati ka paralajmëruar se nuk do t’u japë pagë të rregullt, e as gjysmë normë profesorëve që janë zgjedhur ose emëruar në poste të tjera, jashtë Universitetit, përcjell koha.net. Të tillët do të paguhen vetëm për orët e mbajtura mësimore.

Mobi Casa

Në të kundërtën, u ka bërë thirrje që të deklarohen se për cilin post do të përcaktohen, por një numër i madh i tyre këtë përgjigje e kanë lënë pezull.

Ata as nuk i kanë lëshuar vendet e punës jashtë Universitetit, dhe as nuk e kanë refuzuar kontratën me këtë institucion, sipas vendimit më të fundit të Rektoratit në lidhje me kontratat e dyfishta të punës.

Drejtues të Rektoratit të UP-së kanë bërë të ditur për gazetën se deri tash janë gjithsej 14 profesorë, të cilët kanë hequr dorë nga kontratat e dyfishta dhe kanë lënë poste të rëndësishme jashtë tij, duke vendosur të mbajnë kontratë të rregullt pune me Universitetin

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.