Uji Dea

Qëndrime kontradiktore për temat që do të shtrohen në Bruksel

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gati pas një viti pauzë do të rinisë dialogu politik në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në kohën kur janë tensionuar marrëdhëniet mes koalicionit të shumicës shqiptare në Qeveri dhe Listës Serbe, pas shkarkimit të ish-ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jablanoviq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojnë aty ku e lanë pararendësit e tyre, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.

Përveçse procesi do të nisë me fytyra të reja nga secila palë dhe me ndërmjetësuesen e re, përfaqësuesen e re speciale të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, zyrtarisht nuk dihet se cila do të jetë agjenda e takimit të parë.

Mobi Casa

Prishtina dhe Beogradi zyrtar kanë ofruar qëndrime kontradiktore sa u përket temave që do të diskutohen, derisa nga Brukseli kanë thënë se do të bisedohet për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Mogherinit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.