Adnani në “pazar”
Adnan Januzaj do të largohet nga Manchester United gjatë verës së ardhshme. Ky është lajmi i fundit që ka qarkulluar në mediat angleze rreth të ardhmes së futbollistit kosovar, për të cilin spekulohej se do të largohet gjatë dimrit, gjë që nuk ndodhi, shkruan Zëri.
Në fakt, menaxheri i gjigantit anglez, Louis Van Gaal, thuhet se dëshiron me çdo kusht ta sjell në skuadrën e tij mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos.
Gjithnjë sipas mediave, Van Gaal është i gatshëm që në “pazar” me gjigantin francez ta përfshijë edhe reprezentuesin e Belgjikës, raporton Zëri.
Kjo pasi PSG e pëlqen shumë Januzajn, andaj me transferimin e tij në Paris, do të pranonte që ish lojtari i Romës t’i bashkohet Manchester Unitedit. /Zëri/


