Mediat gjermane për Haxhi Krasniqin: Njihuni me Rocky Balboan e ri
Mediat gjermane i kanë kushtuar një lajm përgatitjeve të boksierit kosovar, Haxhi Krasniqi, rreth përgatitjeve të këtij të fundit, për meçin për titull të botës, që me 21 mars, do ta kërkoj përball Juergen Brahmer.
Është volksstimme që nuk heziton edhe t’i jap epitetin e Rocky Balboas, Haxhi Krasniqit, duke e krahasuar me personazhin e njohur të filmave të Sylvestre Stallone.
Në këtë lajm, shkruhet rreth përgatitjeve të Krasniqit, që ka zgjedhur bjeshkët dhe pyjet e Bavarisë, teksa Krasniqi jep edhe një shpjegim për rreth mundit që po e bënë, vetëm që gjyqtari ta ngreh dorën e tij si fitues në meçin e 21 marsit.
“Sigurisht që në mbrëmje unë bie i lodhur dhe i rraskapitur në shtrat. Por kur unë mendoj luftën dhe imagjinojë se si gjyqtari ngreh krahun tim si shenjë të fitores, unë ngrihem dhe vazhdojë të stërvitem përsëri”, i ka thënë Krasniqi gazetës volksstimme./Indeksonline/

