Fundamenti

Gorani: Poshtërimi të qet në rrugë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të rinjtë e sotëm, që në vitin 1999 ishin 5 apo 10-vjeçarë, janë imunë ndaj “konsideratës çlirimtare”, prandaj dhe e shohin protestën si mjetin e vetëm që i ka mbetur për të reaguar ndaj shoqërisë së padrejtë, ka vlerësuar në një intervistë për “Kohën Ditore” mendimtari Dukagjin Gorani.
Sipas tij, protestat e viteve ’80 e ’90 dallojnë me këto të ditëve të sotme për nga shkalla e dhunës, por, megjithatë, konsideron se ndjenja e poshtërimit dhe e mospërfilljes nga pushteti është identike.

“Natyrisht, protestat e viteve ’80 e ’90 dallojnë pakrahasimisht me këto sot për nga shkalla e dhunës: atëbotë rregullisht vritej dikush, ndërsa dhjetëra burgoseshin për vite të tëra. Tekefundit, gjithë ajo dhunë çoi në luftë e shkatërrime. Sot është shumë më ndryshe – porse ndjenja e poshtërimit dhe e mospërfilljes nga pushteti është identike. Pikërisht për këtë arsye mendoj se është e kotë që protestuesit e sotëm të qortohen si të lazdruar dhe të paditur karshi ‘dhunës së vërtetë’, çfarë pohojmë se ishte ajo e regjimit jugosllav e serb. Është e kotë, meqë shkaktari i mllefit është po i njëjti: është ndjenja e poshtërimit e jo dhuna përcjellëse. Nuk është dhuna që të qet në rrugë, por poshtërimi. Dhuna është pasojë”, ka thënë Gorani.

Eco Higjiena

Sipas tij, për mijëra të rinj, Kosova është vend i skllavëruar nga krimi, korrupsioni pushtetar dhe nga analfabetizmi si normë shoqërore e kulturore.

Megjithëkëtë ai ka shprehur bindjen se “dhjetëra mijëra njerëz të rinj po përpiqen ta rikthejnë shpirtin tonë të humbur nga gënjeshtrat, mashtrimet, vjedhjet e poshtërimet”. “Atë po e bëjnë nëpër protesta, rrjete sociale, nëpër tubime e aktivitete. Shumë shpresoj se do t’ia dalin”, ka deklaruar Gorani..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.