Fundamenti

Shtrenjtohet përsëri nafta në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nëpër të gjitha pompat e derivateve në Kosovë sot është ngritur çmimi i naftës. Konsumatorët sot kanë mundur të blejnë derivate nëpër pikat e shitjes me një çmim prej 0.99 cent. Një monitorim i KosovaPress’it nëpër këto pika në Kosovë ka vërejtur se çmimi është pothuajse i njëjtë në të gjitha kompanitë.

Rriten e çmimit të naftës nga 0.89 në 0.99 e shpjegon kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani.

Në një përgjigje për KosovaPress, Berjani fajin për ngritjen e çmimit të naftës ia hedh lëvizjen e çmimeve në berzën ndërkombëtare dhe sipas tij Kosova është një treg i vogël dhe nuk mund të ndikojë dhe nuk mund të ruajnë çmimet.

“Çmimet e derivateve të lëngëta të naftës krijohen në baze të lëvizjeve të çmimeve të berzës dhe mund të ketë lëvizje brenda çastit. Çmimi i shitjes ka qenë 0. 89 cent para pak ditësh por çmimi më i lartë ka qenë në 1.30 euro”, tha Berjani.

Sipas tij çdo ndryshim çmimi, çdo lëvizje në çmimet botërore ndikon edhe në Kosovë dhe tani është e vështirë të supozohet se a do të ketë ngritje edhe më tutje apo do të jenë këto çmime.

FIDANISHTJA

Si njërin ndër arsyet e ngritjes së çmimit të naftës Berjani e përmend edhe forcimin e dollarit në krahasim me monedhën euro.

“Sa i përket derivateve të naftës duhet përcjellë edhe lëvizjen ose forcimin e dollarit në krahasim me euron se ka raste kur çmimet e naftës janë ulur kurse dollari ka pasur ngritje ose e kundërta. Do të thotë se ne nuk jemi ata të cilët mundemi të garantojmë çmime stabile të derivateve të lëngta të naftës”, tha Berjani.

Ai beson se me formimin e rregullatorit të çmimit të derivateve edhe Kosova do ta ketë çmimin më stabil dhe ky sektor do të hyjë në kontroll.

Ndryshe në Shqipëri këtë javë nafta është ngritur për 5 cent ndërsa në Maqedoni nuk ka pas ndonjë ndryshim sa i përket çmimit të naftës.

Në shtetin fqinj ndryshimi i çmimeve bëhet çdo dy javë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Vendimi i radhës do të jetë të hënën e ardhshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.