Federata italiane dënon Canën e Shaqirin
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë, ka pasur punë me dy lojtarë shqiptarë. Ky komision ka dënuar Lorik Canën e Lazios dhe Xherdan Shaqirin e Interit me nga një ndeshje moslojë në garat e Kupës së Italisë.
Cana dënohet për shkak të kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) të marrë në ndeshjen me Milanin, kurse Shaqiri pas dy kartonëve të verdhë në dy ndeshjet e Kupës që Inter i luajti me Sampdorian dhe Napolin.
Shaqiri do ta vuajë dënimin vitin e ardhshëm, pasi Interi është eliminuar, kurse Cana do të shlyejë dënimin në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Napolit. (Tribuna)


