Januzaj në verë te PSG-ja
Futbollisti kosovar Adnan Januzaj duket sërish që nuk e ka vendin e sigurt në Manchester United. Lojtari i talentuar ka gjasa që gjatë verës të transferohet në futbollin francez.
“Manchester Evening News” raporton se Unitedi është i gatshëm të filloj bisedimet më skuadrën e Paris St Germain për shkëmbimin e Januzajt më mbrojtësin Marquinhos.
Në merkaton janarit është folur shumë për një largim të Januzajt nga “Old Trafford”, por ishte trajneri holandez Luis Van Gaal, ai që në fund e parandalojë një largim të mundshëm. Januzaj llogaritet si ndër futbollistët më të mirë në botë për momentin.


