UBT

Pasoja fatale nga largimi masiv i qytetarëve

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Njohës të çështjeve ekonomike ia kanë tërhequr verejtjen Qeverisë aktuale se ikja e pandërprerë e qytetarëve tanë do të jetë me pasoja fatale për ekonomikë edhe ashtu të dërrmuar të Kosovës.

Ata tërheqin vërejtjen se migrimi masiv do të lërë pasoja edhe në fushën e buxhetit. Ekspertët janë të mendimit se bashkë me emigrimin e qytetarëve tanë jashtë vendit po ikin edhe paratë.

Sipas tyre, pritet se do të kemi më pak tatime në të ardhura, më pak TVSH, dhe më pak të hyra në dogana, për shkak të rënies së konsumit.

FIDANISHTJA

Faik Krasniqi, njohës i çështjeve ekonomike, vlerëson se emigrimi i qytetarëve tanë jashtë vendit do të lërë pasoja të paparashikueshme për ekonominë.

Mirëpo, jo vetëm qytetarët poi kin nga Kosova, por edhe bizneset po largohen.

“Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejt të marrë masa, për ta parandaluar ikjen massive të qytetarëve dhe bizneseve”, tha ai./Kosova Sot/