Xhaka pret më shumë nga M’Gladbachu
Granit Xhaka ka folur pas fitores kundër Freiburgut. Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, ka mbetur i kënaqur me fitoren kundër Freiburgut, por jo edhe me paraqitjen e skuadrës.
Xhaka theksoi se skuadrën e tij e pret një pune e madhe deri në fund të këtij edicioni.
“Kjo nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por përkundër kësaj jam i lumtur pasi arritëm të fitojmë”, u shpreh Xhaka, përcjell bundesliga.com.
“Ne tani jemi në pozitën e tretë në renditje dhe duam të qëndrojmë aty sa më gjatë që të jetë e mundur. Ajo që ka rëndësi vjen pas 34 ndeshjesh dhe na pret një punë e madhe përpara”, shtoi tutje Graniti.


