Fundamenti

Gashi: Rugova dhe Veliu kanë mendim mjeran politik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Arben Gashi, deputet nga LDK tha se problem nuk ishte Ministri serb Aleksandër Jabllanovic por Lista Serbe dhe ndikimi i saj në Kosovë. Shkarkimi i tij nuk u pa as si humbje e as si fitore e theksume tha Gashi.

“Mendoj se nuk ka këtu një fitore të theksume po as humbje të theksume. Mendoj se është një proces normal i një pakënaqësie qytetare por edhe i një vetëdijësimi politik se si duhet të veprohet në Kosovë”, tha Gashi në emisionin ‘Rrokum Roll’ në televionin Rrokum.

Gashi tha për gjendjen në vend fajësoi Qeverinë e kaluar tha se nuk pritet shumë as nga koalicioni në mes të LDK’së dhe PDK’së.

United Hospital

I pyetur nëse do të kandidoj për Kryetar të LDK’së, ai tha se kjo do të varet nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Ndërkohë Haki Rugovën dhe Agim Veliun i ka quajtur zëra mjeran në politikë.

“Sa i përket konceptit të falimentimit të personave të cilët kanë mendue dhe mendojnë ndryshe në LDK mendoj se është një mënyrë mjerane e të menduarit e personave që t’i i përmende, njëri prej tyre është nënkryetar partie dhe tjetri anëtar kryesie, mendoj se është mënyrë mjerane e të menduarit politik dhe as që ia vlenë të merret me këtë nivel të menduarit politik”, tha Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.