Mancini zgjedh Shaqirin para Podolskit
Xherdan Shaqiri është inkuadruar në listën e Interit për vazhdimin e garës në Europa League.
Trajneri Roberto Mancini ka përzgjedhur yllin kosovar, para përforcimit tjetër të ri, Lukas Podolski, derisa vetëm njëri prej tyre kishte të drejtë të inkuadrohej në skuadër.
Shaqiri dhe Podolski iu bashkuan klubit italian si përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit nga Bayern Munich përkatësisht Arsenali.


