United Hospital

Haziri: Dorën në zemër, ne politikanët kemi më së shumti faj për ikjet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se politikanët janë ata që kanë faj për ikjen e qytetarëve, të cilët sipas tij nuk bën sa duhet në 15 vjetët e fundit. Sipas Hazirit tani është koha e fundit për ndërtimin e shtetit ku askush nuk do të ishte i ‘paprekshëm’ e as politikanët.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Pas largimit të ‘ministrit për largim’, Kosova po ballafaqohet me një tjetër problem të madh – ikjen e qytetarëve tanë jashtë vendit për një jetë më të mirë, e mundësi më të mëdha! Është shokuese të shohësh njerëz të përlotur e të thyer duke e braktisur Kosovën! Pse po ndodhë kjo? I kujt është faji?

ARKATANA

Dorën në zemër, të gjithë kemi faj, e më së shumëti ne, politikanët, që nuk bëmë aq sa duhet për vendin tonë gjatë 15 vjetëve të pasluftës. Për ta parandaluar këtë fotografi të shëmtuar, sot Kosovës më shumë se kurrë i nevojitet uniteti kombëtar në shumë çështje.

Është koha e fundit që në këtë vend të sundoj ligji, të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit dhe askush të mos jetë ‘i paprekshëm’ kur bënë ‘gjynah’, qoftë ai politikan, biznesmen, polic, prokuror, gjykatës…Është koha e fundit që të shfrytëzohet i tërë potenciali që të zhvillohet ekonomia, duke hapur vende të reja pune, pastaj arsimi, shëndetësia e resorët tjerë.
Ose po krijojmë shtet përnime, ose po e lëmë këtë punë! LH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.