United Hospital

Qeverisja aktuale në Viti ka punësuar militant partiakë nëpër pozita të ndryshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Qeverisja në komunën e Vitisë vazhdon t’i shërbejë vetëm interesave të ngushta të kryetarit të komunës Sokol Haliti, duke punësuar militantë partiakë nëpër pozita të ndryshme, sidomos në fushën e arsimit, por edhe duke bërë punësime mbi baza familjare në mënyrë kundër ligjore. Këto akuza drejtuar udhëheqjes komunale, janë bërë në konferencën e organizuar nga dega e PDK-së në Viti, me rastin e rekapitullimit të aktiviteteve partiake gjatë vitit që po e lëmë pas.

Bekim Azizi, kryetar i PDK-së në Viti, ka përmendur raportin e Auditimi, i cili jep një vlerësim negativ për këtë komunë në shumë pika dhe nuk del të jetë i mirë.

Ai ka cekur si shqetësuese edhe raportin e Avokatit të Popullit, ku janë dhënë vërejtje drejtorisë komunale të arsimit në Viti, për shkelje të procedurave ligjore në punësimin e personelit në arsim.

Uji Dea

Azizi gjithashtu gjatë konferencës së fundvitit, ka kritikuar edhe investimet në infrastrukturën rrugore, ku sipas tij janë jashtë standardeve duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në shumë projekte.

Sipas këtij subjekti politik, edhe gjendja e shëndetësisë në komunën e Vitisë mbetet jo e mirë, pasi ka mungesë të barnave esenciale, por edhe ambulantat pa mjek në disa fshatra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.