ARKATANA

Veteranët humbin durimin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së ka ndërmarrë një aksion para ndërtesës së Qeverisë, ku ka vendosur disa parulla me mesazhe për ekzekutivin e vendit, duke i dhënë ultimatum deri më 10 shkurt t’i publikojë listat e veteranëve, në të kundërtën ata paralajmërojnë organizmin e demonstratave.

Madje, përfaqësuesit e këtij Këshilli kanë thënë se nuk do të mbajnë përgjegjësi për pasojat që mund t’i prodhojë kjo demonstratë.

FIDANISHTJA

Kryetari i këtij Këshilli, Xhevdet Qeriqi, ka thënë që nëse deri në këtë datë nuk publikohen listat, ky Këshill nuk do të marrë përgjegjësi për pasojat eventuale të demonstratës./zeri/